Akanji optimist për Champions: Ne ende mund të mposhtim çdo ekip në Europë, rivalët na kanë frikë

31 Janar 2025
11:16
Telesport
back button

Mbrojtësi Manuel Akanji këmbëngul se Manchester City nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga Real Madrid apo Bayern Munich. Skuadra kampione e Anglisë do të përballet me një nga ato dy “peshat e rënda” të arenës europiane në Champions League muajin e ardhshëm pasi do të kalojë në raundin e play off.

Zvicerani, u shpreh: “Ne patjetër që jemi gati. Natyrisht, ato nuk janë skuadrat me të cilat dëshironi të përballeni tani, por kushdo qoftë, ne mezi presim sfidën dhe mendoj se mund të mposhtim çdo ekip në Eëropë”.

Edhe pse nuk luajtëm aq mirë sa dikur, mendoj se asnjë ekip nuk dëshiron të përballet me ne. Nuk e di se çfarë po ndodh me ta, por kushdo që vjen, ne jemi gati për sfidën. Ne jemi të lumtur që dolëm në play-off. Natyrisht ne do të dëshironim të kishim arritur në tetë më të mirët, por nuk mund ta ndryshonim më këtë”, tha Akanji.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit