Slot i trembet duelit me PSG: Do të preferoja rival tjetër, janë dy ekipe që s’kanë frikë nga asgjë

5 Mars 2025
8:29
Telesport
back button

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, foli në prag të ndeshjes kundër Paris Saint-Germain, e vlefshme për Champions League. Për trajnerin holandez kjo nuk ishte përballja që preferonte, pasi pranon se i trembet kampionëve të Francës.

Me sa duket, nuk ishte dhuratë të përfundosh i pari në fazën e grupeve dhe të përballesh menjëherë me PSG-në. Ata janë një nga skuadrat më të mira në Evropë, të gjithë janë dakord për këtë fakt”, tha Arne Slot.

Është një përplasje që të gjithë dashamirët e futbollit do të duan ta shohin. Të dyja skuadrat shënojnë shumë gola, luajnë mirë me dhe pa top. Do të kasha preferuar të luanim kundrë Benfica, por pranojmë edhe këtë sfidë”, shtoi slot.

Jemi të parët në Premier dhe ishim të parët në fazën e grupeve, por nuk do të thotë asgjë. Skuadra më e mirë është ajo që fiton Champions dhe tani për tani është ende Real Madrid. Ne duhet ta fitojmë Champions për të qenë në majën e kontinentit”, tha Slot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit