Real kthehet në majë të Europës, Carvajal-Vinicius shuajnë ëndrrën e Dortmund (Video)

1 Qershor 2024
23:00
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid ka mundur 2-0 Borussia Dortmund në Wembley dhe ka fituar Champions League për herën e 15-të si asnjë klub tjetër në historinë e kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

Në minutën e 21-të ka ardhur rasti i parë i rrezikshëm i ndeshjes me Adeyemi-n që ka shpërdoruar një rast të pastër pasi ka dalë i vetëm përballë portierit Courtois.

DORTMUND-REAL – RASTI I HUMBUR NGA ADEYEMI – VIDEO

Dy minuta më mbrapa, Borussia ka shkuar përsëri afër golit, por goditja e Fullkrug është ndalur nga shtylla. Megjithatë, sulmuesi i verdhezinjve dukej se ishte në pozicion jashtë loje.

DORTMUND-REAL – SHTYLLA E GODITUR NGA FULLKRUG – VIDEO

Real Madrid është kundërpërgjigjur në fillimin e pjesës së dytë, duke shkuar shumë afër golit me një super goditje dënimi të Toni Kroos, të cilit i është mohuar goli nga një pritje madhështore e Kobel.

DORTMUND-REAL – PRITJA E KOBEL – VIDEO

Në minutën e 72-të ka ardhur momenti i Marco Reus, i cili do të largohet në fund të sezonit nga Borussia Dortmund.

DORTMUND-REAL – GOLI I CARVAJAL – VIDEO

Dy minuta më vonë ka ardhur goli i Real Madrid, që ka kaluar në avantazh me një gol me kokë të Dani Carvajal pas një goditje nga këndi të Kroos.

Në minutën e 80-të, Kroos ka shkuar përsëri afër golit me një tjetër goditje dënimi pothuajse perfekte, por edhe këtë herë është ndalur nga një pritje e bukur e  Kobel.

Portieri i Borussia Dortmund ka qenë përsëri protagonist pak minuta më vonë duke i mohuar një super gol Camavinga-s dhe Nacho-s me dy pritje të jashtëzakonshme.

DORTMUND-REAL – GOLI I VINICIUS – VIDEO

Kobel nuk ka pasur mundësi të bëjë asgjë në minutën e 83-të, kur Vinicius ka dyfishuar avantazhin për madrilenët pas asistit të marrë nga Bellingham.

BORUSSIA-REAL – GOLI I ANULUAR I FULLKURG – VIDEO

Dortmund ka ngushtuar diferencat në minutën e 87-të me Fullkurg, por goli është anuluar për një pozicion jashtë loje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit