Flamurtari “i karikuar” pas fitores së Ligës Unike, mposht pa probleme edhe Vllazninë

22 Mars 2025
18:39
Telesport
back button

Janë luajtur dy nga tri ndeshjet e javës së 19-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Flamurtari, pas triumfit dy ditë më parë në Ligën Unike, fitoi sot 83-66 ndaj Vllaznisë në Vlorë.

Një ndeshje pa histori, komanduar nga basketbollistet vlonjate, ku u dalluan Henderson me 21 pikë e Jacobsson me 20 pikë. Falë këtij triumfi, Flamurtari ngjitet përkohësisht në vendin e parë në klasifikim.

Në “Asllan Rusi”, ekipi i Studentit fitoi 90-57 ndaj Elbasanit, një ndeshje më shumë për formalitet mes dy skuadrave që mbyllin renditjen. Tri basketbolliste të Studentit realizuan mbi 20 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 19-të

Studenti – Elbasani, 90-57

Flamurtari – Vllaznia, 83-66

Tirana – Partizani, 23 mars

Teuta (pushim)

Renditja: Flamurtari 31 pikë, Tirana 29 pikë, Partizani 27 pikë, Teuta 22 pikë, Vllaznia 22 pikë, Studenti 20 pikë, Elbasani 17 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit