Chicago turpëron Lakers në shtëpi, zhgënjen Golden State, triumfojnë Milwaukee e Indiana

23 Mars 2025
8:06
Telesport
back button

Skuadra e Lakers u mund thellë 146-115 në fushën e saj nga Chicago, sfidë ku rikthehej në fushë LeBron James (17 pikë). Doncic realizoi 34 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar, ndërkohë që për Bulls u dalluan Coby White me 36 pikë e Matas Buzelis me 31 pikë.

Humbje edhe për skuadrën e Golden State, që u mund 124-11454 në fushën e Atlanta. Jimmy Butler realizoi 24 pikë por që s’mjaftuan, ndërsa 49 pikët e lojtarëve të stolit ishin vendimtare për vendasit. Pa probleme fiton New York, që mundi 122-103 Washington (Towns 31 pikë).

Nuk zhgënjen skuadra e Milwaukee, që falë 32 pikëve e 17 rebound të Antetokounmpo, mundi 114-108 Sacramento, ndeshje me rivalitet deri në fund. Moment të mirë po kalon Indiana, që mposhti 108-103 Brooklyn, ndeshje ku diferencën e bëri Pascal Siacam me 26 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Indiana – Brooklyn, 108-103

Atlanta – Golden State, 124-115

New York – Washington, 122-103

Sacramento – Milwaukee, 108-114

Lakers – Chicago, 115-146

Lajme të tjera

Lajmet e fundit