Shqipëria po përballet me Andorrën në “Arenën Kombëtare” në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho kanë gjetur shpejt golin që në minutat e para.
Ishte Rei Manaj që dërgoi me kokë topin në rrjetë, pas krosimit të ardhur nga goditja e dënimit e ekzekutuar nga Kristjan Asllani. Ky gol i shpejtë do i ndihmojë kuqezinjtë të jenë më të lirshëm dhe të kërkojnë golin e radhës.
Në minutën e 19-të, pas një topo të gjatë të marrë nga mbrojtja, Armando Broja bën gjithçka bukur dhe asiston në mënyrë përfekte për Rei Manaj, i cili dërgon topin në rrjetë për herë të dytë. SHIKOGOLIN







