Ylli i Serisë A i vetëofrohet Realit, Perez e refuzon direkt

25 Mars 2025
17:52
Telesport
back button

Ademola Lookman po luan sezonin e tij të fundit me Atalanta-n, pasi sulmuesi do të largohet nga bergamaskët në verë. Nigeriani po përjeton një formë shumë të mirë tek Atalanta, ku ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Për 27-vjeçarin ka interes nga disa klube të njohura, por mediat spanjolle bëjnë të ditur se Lookman i është vetëofruar Real Madridit, por ka marrë përgjigje negative nga Florentino Perez.

Pavarësisht formës së tij të mirë dhe cilësive sulmuese, bordi i Real Madrid ka vendosur të mos e konsiderojë nënshkrimin e tij, duke besuar në strukturën e tyre aktuale të sulmit, pra e shohin të panevojshme ardhjen e tij.

Në këtë situatë, Lookman duhet të gjejë një ekip të ri, por nuk do e ketë të vështirë duke ditur që interesi për të është vërtet i madh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit