“Kam shpresa për të rikuperuar në Europian, në të kundërt do të qëndroja në shtëpi”

3 Qershor 2024
9:45
Telesport
back button

Frenkie de Jong mban gjallë shpresën për t’iu bashkuar kombëtares holandeze në Europianin që nis pas 10 ditësh në Gjermani. Mesfushori i Barcelona është “i gatshëm të rrezikojë gjithçka për të luajtur Euro 2024”, gjë që e ka pranuar lojtari për mediat vendase.

Lojtari u dëmtua në “El Clasico”, më 21 prill, ndërkohë që ndeshja e parë zyrtare e Holandës në Europian është më 16 qershor ndaj Polonisë. “Ne kemi një trajektore në mendje, por kjo do të varet nga shtrëngimi i kyçit të këmbës, nëse do të jem në formë në kohë”, tha De Jond për “De Telegraph”.

Për momentin jam ende duke punuar individualisht dhe më pas duhet t’i bashkohem grupit. Më duhet të punoj shumë për të arritur në një situatë ku mund të marrë minuta në fushën e lojës. Në fakt, kjo mund të ndodhë edhe gjatë turneut”, tha holandezi.

Nuk ka afate të sakta se kur mund të ndodhë kjo gjë, por perspektiva për të marrë pjesë në ndeshje duhet të mbetet. Nëse gjithçka shkon siç pritej, atëherë prania në Europian është e realizueshme. Përndryshe nuk ka kuptim të qëndrosh”, tha De Jong.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit