Cleveland rikthehet te suksesi dhe mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 127-122 ndaj Clippers. Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku tri lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 20 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Vijon të zhgënjejë Milwaukee, që u mund 145-124 në shtëpi nga Atlanta, duke pësuar humbjen e katërt radhazi. Risacher me 36 pikë u dallua për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Antetokounmpo për Bucks.
Fitore të thellë korri jashtë fushe edhe Golden State, që falë 27 pikëve të Podziemski mundi 148-106 San Antonio. E njëjta situatë edhe në fitoren 148-109 të Houston në fushën e Phoenix, ndeshje ku u dallua Jalen Green me 33 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – Clippers, 127-122
New York – Portland, 110-93
Milwaukee – Atlanta, 124-145
Minnesota – Detroit, 123-104
New Orleans – Charlotte, 98-94
San Antonio – Golden State, 106-148
Philadelphia – Toronto, 109-127
Phoenix – Houston, 109-148







