Oklahoma lider në NBA, zhgënjejnë kampionët e Boston, fitojnë Cleveland, Houston e Dallas

3 Prill 2025
8:20
Telesport
back button

Fitorja e 11-të radhazi për Oklahoma, skuadra më e mirë në NBA, që sot triumfoi 119-103 ndaj Detroit. Të gjithë titullarët e Oklahoma realizuan mbi 10 pikë, ku si gjithnjë shkëlqeu Alexander Shai, autor i 33 pikëve.

Në Lindje, skuadra e Cleveland komandon renditjen pas fitores 124-105 ndaj New York. Ndeshje e dominuar nga Cavaliers, ku u dallua Donovan Mitchell me 27 pikë. Rikthehet te fitorja Indiana, që falë 22 pikëve të Haliburton mundi 119-105 Charlotte.

Fitore në frymën e fundit për Dallas, që mundi 120-118 Atlanta. Anthony Davis me 34 pikë e 15 rebound ishte lider për teksanët. Pa probleme fiton edhe Houston, që mundi 143-105 Utah Jazz, ndeshje ku spikati Jalen Green me 22 pikë.

Zhgënjen në fushën e tij ekipi kampion i Boston, që u mund 124-103 nga Miami, që korri fitoren e gjashtë radhazi. 7 lojtarë të ekipit mik shënuan mbi 10 pikë. Surprizon edhe San Antonio, që mundi 113-106 Denver jashtë fushe (44 pikë nga stoli).

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – New York, 124-105

Indiana – Charlotte, 119-105

Washington – Sacramento, 116-111

Boston – Miami, 103-124

Houston – Utah Jazz, 143-105

Dallas – Atlanta, 120-118

Denver – San Antonio, 106-113

Oklahoma – Detroit, 119-103

Clippers – New Orleans, 114-98

Lajme të tjera

Lajmet e fundit