Humbja e dytë radhazi për kryesuesit e Oklahoma, që u mundën në fushën e tyre nga Lakers, një përballje mes dy ekipesh rivale për titull. Luka Doncic me 30 pikë ishte lider për Lakers, ndërsa 26 pikët e Shai për Oklahoma mbetën për statistikë.
Edhe ekipi i Cleveland, që kryeson në Lindje, u mund 120-113 nga Sacramento, takim ku Zach LaVine realizoi 37 pikë. Kampionët në fuqi të Boston fituan 124-90 ndaj Washington, ndeshje ku 7 lojtarë të Celtics realizuan mbi 10 pikë.
Zhgënjen skuadra e Golden State, që në fushën e saj u mund 106-96 nga Houston (Dillon Brooks 24 pikë), ndërsa Milwaukee fitoi 111-07 në fushën e New Orleans. Trent me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Bucks.
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Chicago, 117-131
Oklahoma – Lakers, 99-126
Brooklyn – Toronto, 109-120
Atlanta – Utah Jazz, 137-134
Boston – Washington, 124-90
Cleveland – Sacramento, 113-120
Portland – San Antonio, 120-109
New York – Phoenix, 112-98
Denver – Indiana, 120-125
Golden State – Houston, 96-106
New Orleans – Milwaukee, 107-111







