Emery paralajmëron PSG: Presim një rezultat pozitiv, kam një plan se si do të luajmë

15 Prill 2025
9:10
Telesport
back button

Aston Villa do të kërkojë të bëjë përmbysjen e madhe sot në mbrëmje në çerekfinalen e kthimit të Champions League ndaj PSG. Francezët fituan 3-1 në fushën   e tyre, por anglezët kanë ende shpresa te përmbysja.

Trajneri Unai Emery, tha: “Presim një rezultat të mirë në ndeshjen e kthimit. Sigurisht, fakti që ata fituan 3-1 ka shumë rëndësi, por ne duhet të fitojmë. Tani duhet të fitojmë me një gol më shumë”.

Në këtë ndeshje rikthehet Ollie Watkins. “Ai tregoi se është shumë mirë me paraqitjen kundër Southampton. Është stërvitur mirë dhe është e rëndësishme të shohim se si janë të gjithë lojtarët”, tha më tej Emery.

Nuk e kam në mendje ende 11-shen fillestare, por kam një plan të përgjithshëm se si duhet të luajmë. Ne po përgatitemi me çdo lojtar. Ata duhet të kuptojnë se si duhet ta menaxhojmë veten jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht”, deklaroi Emery.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit