Flick vendos “veton”, bllokon largimin e dy yjeve të Barcelona-s

5 Qershor 2024
16:44
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta thotë se klubi ka dëshirë të mbajë Joao Felix dhe Joao Cancelo.

Të dy Felix dhe Cancelo u huazuan te Barca për këtë sezon. Nuk ka asnjë opsion blerjeje në asnjërën marrëveshje, por presidenti shpreson që dy portugezët të qëndrojnë edhe sezonin e ardhshëm.

Ai tha: “Ne duam që ata të qëndrojnë këtu gjatë sezonit të ardhshëm.

“Deco po punon për këtë dhe na është thënë se (trajneri i ri Hansi) Flick mendon se ata mund të jenë shumë të rëndësishëm”.

Félix ishte i huazuar nga Atlético Madrid, dhe Cancelo nga Manchester City.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit