Paris Saint-Germain duket se ka ngadalësuar ritmin në kampionat (pësuan dy humbje radhazi), pasi fokusi i tyre kryesor është diku tjetër. Mendja është projektuar drejt ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Champions League kundër Arsenal.
Warren Zaire-Emery, një talent i ri nga PSG, konfirmoi këtë fakt: “Mendoj se bëmë atë që duhej të bënim gjatë gjithë sezonit. U përballëm me të gjitha ekipet në të njëjtën mënyrë dhe për këtë arsye ishim të pamposhtur deri në dy raundet e fundit”.
“E dinim se do të ishte e vështirë, pasi me mendjen tonë ishim duke menduar për ndeshjen e kthimit ndaj Arsenal. Tani duhet të vazhdojmë të mërkurën dhe të bëjmë më të mirën për t’u kualifikuar”, tha Zaire-Emery.
PSG fitoi 1-0 në Londër ndeshjen e parë ndaj “topçinjve” dhe tani do të luajë në fushën e saj sfidën e kthimit. Për klubin e kryeqytetit, trofeu i Champions League përfaqëson objektivin e madh të sezonit.







