Fenomeni për yllin e Inter-it: “Do të kishim formuar një dyshe të bukur bashkë”

29 Maj 2025
15:25
Telesport
back button

Ish-ylli i Inter-it, Ronaldo, pranon se është tifoz i Marcus Thuram.

Ronaldo beson se Thuram mund të bëjë diferencën kundër PSG-së në finalen e Champions League të shtunën.

Ai tha: “Nuk i kam parë të gjitha ndeshjet e këtij viti, vetëm ato më të rëndësishmet, por ndeshja e fundit e Champions League në San Siro ishte e mjaftueshme për mua: ai dukej si sulmuesi që çdo sulmues tjetër do të donte ta kishte pranë vetes.

“Luaja kundër babait të tij, një mbrojtës i jashtëzakonshëm: ai duhet t’i ketë transmetuar pak nga mentaliteti i tij. Dikush që luan si Marcus do të më kishte bërë të shënoja shumë gola”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit