“Kurrë mos thuaj kurrë“.
Kështu tha Federico Chiesa për mundësinë e një rikthimi te Juventus këtë verë gjatë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.
“Lamtumira nga Juventus ishte e vështirë, pasi nuk më ofruan kurrë një rinovim. Kishte kontakte për të folur për këtë pas Kampionatit Evropian, por askush nuk u kthye me mua”, tha Chiesa.
Më tej, sulmuesi që sot luan me Liverpool, shtoi: “Kur u ktheva pas pushimeve dhe dasmës, fola menjëherë me Thiago Motta, i cili më tha: Nuk je pjesë e qartë e ekipit”.
“Ndjej dashuri të madhe për Juventus dhe tifozët”, tha sulmuesi, që duket se do të lërë kampionët e Anglisë, pasi sezonin e sapombyllur ka luajtur shumë pak.







