Në një ngjarje që sfidon çdo imagjinatë njerëzore. Dy të rinj belgë, Neal Remmerie dhe Senne Haverbeke, arritën ta shikonin finalen e Ligës së Kampionëve midis PSG dhe Interit (5-0) pa bileta, duke u fshehur për 27 orë në një tualet të stadiumit “Allianz Arena” të Mynihut.
Plani i guximshëm – Pa bileta dhe të vendosur për ta ndjekur ndeshjen, të dy hynë në stadium një ditë përpara finales së madhe dhe u fshehën në një kabinë tualeti të shënuar si “jashtë përdorimit”. Ata kishin me vete vetëm disa ushqime dhe telefonat për të kaluar kohën. Gjatë qëndrimit të mbyllur aty, përballuan vështirësi fizike dhe mendore, përfshirë mungesën e gjumit dhe rehatinë e ulur në një pozicion të pakëndshëm.
![]()
Arritja në tribunë – Kur filluan të mbërrijnë tifozët në ditën e ndeshjes, ata dolën nga tualeti dhe, duke shmangur kontrollin e biletave, u bashkuan me turmën prej 86.600 tifozësh në tribunat e stadiumit. Ata e përjetuan fitoren historike 5-0 të PSG-së kundër Interit nga seksioni i tifozëve parizienë.
Pasojat dhe reagimet – Pas ngjarjes, Remmerie dhe Haverbeke ndanë përvojën e tyre në TikTok dhe në një intervistë për “VRT News”, duke e përshkruar ndeshjen si “më e bukura që kemi parë ndonjëherë”. Autoritetet e stadiumit dhe UEFA nuk kanë komentuar ende mbi incidentin, ndaj nuk dihet nëse do të ketë pasoja ligjore për veprimet e tyre.
🇩🇪🇧🇪⚽️ INSOLITE | Neal Remmerie et Senne Haverbeke, deux supporters belges, ont assisté GRATUITEMENT à la finale de la Ligue des Champions. Ils sont arrivés la veille en gilets de sécurité, et ont passé 27 heures dans des toilettes signalées comme défectueuses par des papiers… pic.twitter.com/xDU1zsLyH9
— Cerfia (@CerfiaFR) June 4, 2025
Ky akt i guximshëm ka ngjallur diskutime të gjera në rrjetet sociale, duke ndarë opinionet midis atyre që e shohin si një shfaqje të pasionit për futbollin dhe të tjerëve që e konsiderojnë shkelje të rregullave të sigurisë.
Dyshja publikoi një video në rrjetin social TikTok, ku shfaqeshin duke vendosur një shenjë të improvizuar “Jashtë funksionit” në derën e dy kabinave të tualetit, përpara se të prisnin në heshtje për më shumë se një ditë, ndërsa personeli i stadiumit përdorte ambientin.
“Kishim një çantë shpine me ushqime dhe luanim në telefon për të kaluar kohën, – tregoi Remmerie. – Dritat qëndronin ndezur gjatë gjithë kohës dhe pozicioni i uljes ishte i parehatshëm, ndaj gjumi ishte pothuajse i pamundur. Kjo e bëri situatën të vështirë fizikisht dhe mendërisht”.

Sapo dëgjuan tifozët duke hyrë në tualete ditën e ndeshjes, ata dolën nga fshehja dhe arritën të kalojnë edhe një tjetër kontroll bilete, përpara se të uleshin në tribunë.
“Vëzhguam me kujdes se cili nga rojet e sigurisë ishte më i pavëmendshmi. Ndërsa ishim me telefon në dorë dhe duke mbajtur ushqim, thjesht ecëm para dhe papritur ishim brenda stadiumit, – shtoi Remmerie. – PSG fitoi 5-0, ndërsa ne ishim në sektorin e tifozëve të ekipit fitues. Ishte ndeshja më e bukur e futbollit që kemi parë ndonjëherë”.







