Pasi zyrtarizoi Inzaghi-n si trajner, Al-Hilal pranë sulmuesit të Serisë A për 65 milionë euro

5 Qershor 2025
19:32
Telesport
back button

Ekipi i Arabisë Saudite, Al-Hilal, e ka nisur shumë vrullshëm merkaton, pasi synon të përforcohet sa më shumë dhe të jetë surpriza e Kupës së Botës për Klube. Pasi zyrtarizoi Simone Inzaghi-n në krye të stolit, duke i ofruar një kontratë 3-vjeçare dhe një rrogë vjetore 26 milionë euro, Al-Hilal është shumë pranë një tjetër goditjeje po nga Serie A.

Tani bëhet fjalë për sulmuesin Victor Osimhen, i cili pasi i mbaroi huazimi të Galatasaray është rikthyer përkohësisht te Napoli, pasi “armiqësia” me Antonio Conte-n dhe drejtuesit e klubit kampion të Serisë A vazhdon ende, ndaj nigeriani është i detyruar të gjejë një ekip të ri.

Al-Hilal është ekipi i vetëm që i është i gatshëm të paguajë klauzolën që Napoli ka vendosur për Osimhen, 65 milionë euro, plus 5 milionë euro të tjera bonuse. Zyrtarizimi i marrëveshjes duket çështje kohe, Osimhen do të jetë shumë pjesë nën urdhërat e Simone Inzaghi-t dhe pjesë e Al-Hilal për Kupën e Botës, që nis më 14 qershor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit