Sot, e martë, 17 qershor 2025, nga ora 14:00 do të hidhet shorti i raundit të parë kualifikues të Champions League. Në prani të përfaqësuesve të klubeve, UEFA do të përvijojë përballjet në Nyon të Zvicrës. Janë tri skuadra shqiptare që do të garojnë në këtë raund dhe kompeticion, kampionet e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Konkretisht, Egnatia, Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit do të presin të mësojnë kundërshtarët e tyre.
Rruga e kampionëve:
Numri i skuadrave: 28
Skuadrat e përzgjedhura (favorite): 14
Skuadrat jo të përzgjedhura (jo favorite): 14
Ndeshjet: 14 çifte, dy ndeshje për secilën skuadër (në shtëpi dhe jashtë)
Datat e ndeshjeve: 8/9 dhe 15/16 korrik 2025
Oraret e ndeshjeve: Do të shpallen deri më 20 qershor 2025
Sistemi i ndeshjeve:
Formati është eliminator me ndeshje vajtje-ardhje. Fituesi përcaktohet nga shuma e golave në dy takimet (vajtje-kthim). Në rast barazimi me gola, zbatohen rregullat e veçanta të UEFA-s (artikulli 21).
Sistemi i shortit:
Shorti i ndan skuadrat në vazo në bazë të koeficientit të klubeve në fillim të sezonit (klubet e përzgjedhura (favorite) kundrejt të papërzgjedhurave (jo favorite). Në rast se nuk janë të ditura të gjitha skuadrat (nga raundet paraprake), përdoret koeficienti i klubit me koeficient më të lartë nga çiftet e pazbuluara.
Grupet e shortit dhe përbërja e tyre:
Grupi 1 (10 skuadra)
Favorite: Malmö FF (SWE), FK Žalgiris (LTU), FC RFS (LVA), KuPS Kuopio (FIN), The New Saints FC (WAL)
Jo favorite: KF Shkëndija (MKD), FC Levadia Tallinn (EST), Hamrun Spartans FC (MLT), FC Milsami Orhei (MDA), FC Iberia 1999 Tbilisi (GEO)
Grupi 2 (10 skuadra)
Favorite: FC FCSB (ROU), Lincoln Red Imps FC (GIB), FC Drita (KOS), Breidablik (ISL), Linfield FC (NIR)
Jo favorite: Inter Club d’Escaldes (AND), FC Differdange 03 (LUX), Víkingur (FRO), Shelbourne FC (IRL), KF Egnatia (ALB)
Grupi 3 (8 skuadra)
Favorite: PFC Ludogorets 1945 (BUL), NK Olimpija Ljubljana (SVN), HŠK Zrinjski Mostar (BIH), FK Budućnost Podgorica (MNE)
Jo favorite: FC Dinamo-Minsk (BLR), FC Kairat Almaty (KAZ), FC Noah (ARM), Virtus AC 1964 (SMR)
Procedura e shortit:
Ekzistojnë tri vazo me gogla të ndara për secilin grup: një për skuadrat e përzgjedhura (favorite), një për ato të papërzgjedhura (jo favorite) dhe një vazo qendrore e zbrazët.
Nga vazot e skuadrave favorite dhe jo favorite nxirren nga një gogël prej secilës dhe vendosen në vazon qendrore, aty përzihen dhe nxirret një gogël që përcakton skuadrën nikoqire për ndeshjen e parë.
Më pas nxirren çiftet me radhë derisa të plotësohen të gjitha ndeshjet e grupit. E njëjta procedurë përsëritet për grupet 2 dhe 3.
Për arsye sigurie dhe politike, disa skuadra nuk mund të përballen në short (p.sh., Armeni-Azerbajxhan, Kosovë-Serbi, Ukrainë-Rusi etj). Ekipet nga Rusia janë të pezulluara nga gara.
Orari dhe vendi i ndeshjeve:
Klubet nikoqire vendosin stadiumin dhe oraret e ndeshjeve në konsultim me federatat e tyre dhe njoftojnë UEFA-n deri në afatin e caktuar. UEFA ka të drejtë të ndryshojë datat dhe oraret sipas nevojës.
Në rast se dy ose më shumë skuadrave nga i njëjti qytet/fushë marrin pjesë dhe kërkojnë që ndeshjet të mos jenë në të njëjtën ditë, UEFA merr masat për të shmangur përplasjet.







