Haaland kthehet i frikshëm, City i kundërpërgjigjet Arsenal-it me 5 gola (Video)

4 Maj 2024
20:39
Denis Hakanaj
back button

Manchester City ka mundur 5-1 Wolves-in në shtëpi dhe është kthyer një pikë larg Arsenal-it kryesues në renditjen e Premier League, me Citizens që kanë një ndeshje për të rikuperuar.

Manchester City e ka mbyllur 3-0 në avantazh pjesën e parë të ndeshjes kundër Wolves, e vlefshme për javën e 36-të Premier League.

Protagonisti absolut i pjesës së parë ka qenë Erling Haaland.

Manchester City [1] – 0 Wolves – Erling Haaland (P) 12‎’‎ – Video

Sulmuesi norvegjez ka qenë autori i të tre golave të City-t, dy prej të cilëve kanë ardhur nga pika e bardhë e penalltisë.

Manchester City [2] – 0 Wolves – Erling Haaland 36′ – Video

Haaland është lojtari i tretë në histori që realizon dy tregolësha në pjesën e parë të një ndeshje të Premier League (edhe kundër Nottingham sezonin e kaluar), pas Andreë Cole and Michael Owen.

Manchester City [3] – 0 Wolves – Erling Haaland (P) 45‎+‎3‎’‎ – Video

Pjesa e dytë ka filluar mirë për vendasit, të cilët  kanë arritur të ngushtojnë rezultatin në 3-1 falë golit të shënuar nga Hee-Chan në minutën e 53-të.

Manchester City [4] – 1 Wolves – Erling Haaland 54′ – Video

Megjithatë, gëzimi i Wolves ka zgjatur pak, duke parë se Haaland ka realizuar edhe golin e katërt një minutë më mbrapa.

Manchester City [5] – 1 Wolves – Alvarez J 85′ – Video

Në minutën e 85-të ka ardhur edhe goli i pestë për ekipin e Guardiola-s. Autori ka qenë Alavarez, i cili ka shënuar tri minuta pasi është futur në fushë në vend të Haaland.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit