Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka folur për kanalet zyrtare të kombëtares së tij pas ndeshjes kundër Shqipërisë, që përfundoi me rezultatin 2-2: “Ishin dy pjesë të ndryshme. E para ishte e keqe për ne, pësuam gol dhe nuk mundëm të bënim asgjë, sepse ishim të ngadaltë.
Kundërshtari ishte i motivuar pas topit. Bëmë shumë gabime, humbëm shumë topa. Në pjesën e dytën luajtëm më mirë, ishim më të vendosur. Ndryshuam me të vërtetë për të arritur në avantazhin 2-1, më pas i ndërlikuam gjërat në kohën shtesë.
Gjëja më e rëndësishme është se jemi ende gjallë, ndeshja e fundit vendos gjithçka për ne. E vështirë është situata jonë në grup, por pjesa e dytë ndaj Shqipërisë na inkurajon.
Minutat e fundit? Ne u tërhoqëm më kot, u pozicionuam keq. Shqiptarët patën mundësinë edhe për golin e tretë, pas shumë vështirësive. Ne donim golin e tretë dhe vazhduam presionin lart, por efekti ishte katastrofik.
Kampionati Europian për ne si kombëtare është një histori ndryshe nga Kupa e Botës. Më e rëndësishmja është të japim gjithçka ndeshjen e fundit dhe të mos kemi keqardhje. Nuk e prisnim të ishte kaq e vështirë. Është një kompeticion shumë konkurrues dhe i balancuar”.