Oklahoma mposht edhe Golden State, Minnesota feston në shtesë, fitojnë Boston e Spurs

3 Dhjetor 2025
8:19
Telesport
back button

Oklahoma kampione në fuqi vijon të shkëlqejë edhe këtë sezon në NBA, duke mundur 124-112 Golden State jashtë fushe. Ky është suksesi i 21-të sezonal për Thunder, që triumfuan falë 38 pikëve të Alexander Shai.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e San Antonio, që falë 31 pikëve të Barnes dhe 29 të Fox, mundi 126-119 Memphis. Pas kohës shtesë triumfon Minnesota, 149-142 ndaj New Orleans. Ndeshje ku diferencën e bëri Anthony Edwards me 44 pikë.

Nuk zhgënjen Boston, që mposhti 123-117 New York, ndeshje ku Jaylen Brown realizoi 42 pikë. Fitore në sekondat e fundit për Toronto, që mundi 121-118 Portland (Barnes 29 pikë), ndërsa Philadelphia mundi 121-102 Washington falë 35 pikëve të Maxey.

NBA-Rezultatet e sotme

Philadelphia – Washington, 121-102

Toronto – Portland, 121-118

Boston – New York, 123-117

New Orleans – Minnesota, 142-149

San Antonio – Memphis, 126-119

Golden State – Oklahoma, 112-124

Lajme të tjera

Lajmet e fundit