Barcelona zyrtarizon lamtumirën me mbrojtësin pasi i përfundoi kontrata, synon të luajë në Arabi

2 Korrik 2024
10:28
Telesport
back button

Mbrojtësi Marcos Alonso do të largohet nga Barcelona këtë verë. Kontrata e tij me skuadrën katalanase ka përfunduar më 30 qershor dhe prej dy ditësh ai është një lojtar i lirë.

Palët vendosën të mos e rinovojnë kontratën, ndaj Alonso po sheh mundësinë e transferimit te një skuadër e re në Spanjë ose në Arabinë Saudite. Në dy sezone me Barcelonën, në 45 ndeshje, ai realizoi 3 gola.

33-vjeçari bëri vetëm tetë paraqitje për Barçën sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi në shpinë. Ish-mbrojtësi i Chelsea shpreson në një ofertë të mirë nga Arabia, ku synon të mbyllë karrierën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit