Sot pasdite do të luhet ndeshja çerekfinale e Euro 2024 mes Gjermanisë dhe Spanjës. Një nga protagonistët e kësaj sfide do të jetë edhe mbrojtësi gjerman Antonio Rüdiger, i cili bën një përshkrim të shkurtër të asaj që ai mendon se do të ndodhë në fushë.
“Është një ndeshje e rëndësishme dhe themelore, një klasike e futbollit dhe mezi pres ta luaj. Nga këndvështrimi im, dy skuadrat më të mira që kam parë deri tani do të përballen me njëra-tjetrën. Do të jetë një ndeshje në kushte të barabarta”, tha Rudiger.
Më tej, mbrojtëis i Real Madrid shtoi: “Ne duhet të jemi të përgatitur për luftë. Duhet të kemi guximin për të luajtur përpara, sepse edhe ata janë të pambrojtur, por linjat e presionit mund të kapërcehen”.
“Për të arritur të kalojmë këtë sfidë delikate duhet të kemi mbajtje të mirë të topit dhe të jemi të qetë në zgjedhjet tona. Nuk mund të bëjmë asnjë gabim, pasi e dimë që do të ndëshkohemi”, u shpreh Rudiger, që i beson shumë Musiala.
“Ne duhet të sigurohemi që ai të jetë i lirë të lëvizë dhe të bëjë lojërat e tij, sepse ai bën diferencën. Jamal është ende shumë i ri, ndaj nëse u jepni lojtarëve si ai përgjegjësi totale, mund të jetë e tepërt. Është e rëndësishme që ne të gjithë bëjmë detyrat tona dhe ne i lejojmë ata ta kenë këtë liri”, tha Rudiger.