Foden vë “pikat mbi i”: Nuk jam i kënaqur me lojën time, nuk është faji i trajnerit

5 Korrik 2024
9:32
Telesport
back button

Një nga sfidat çerekfinale të Euro 2024 është ajo mes Anglisë dhe Zvicrës. Kombëtarja e “3 luanëve” ka vuajtur shumë deri më tani, lojërat e saj nuk kanë qenë aspak bindëse, duke patur edhe pak fat në këtë turne, siç ndodhi në ndeshjen e fundit, ka barazoi në minutën e 94-t me Bellingham.

Duke folur në konferencën për shtyp, mesfushori i Anglisë, Phil Foden, nuk e fsheh zhgënjimin për paraqitjet e tij, nën pritshmërinë: “Unë u shpalla lojtari më i mirë në Premier League, por më pas erdha në Europian dhe nuk isha. Jam pak i frustruar me performancën time dhe më vjen keq për Southgate dhe të gjitha kritikat që ai po merr”.

Më tej, Foden shton: “Trajneri Southgate nuk na thotë të luajmë në mbrojtje, përkundrazi në stërvitje na shtyn të qëndrojmë lart, të ngjitemi lart, të presim. Unë besoj se ndonjëherë ne lojtarët duhet të marrim përgjegjësinë tonë dhe në këtë rast sigurisht që nuk ka mungesë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit