“Është një çmenduri”, Musiala para sfidës me Spanjën: Duhet të kemi besim te vetja për një arsye

5 Korrik 2024
11:00
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi i Bayern Munichut, Jamal Musiala, pranon se Gjermania duhet të jetë e kujdesshme ndaj sulmuesve të rinj të Spanjës.

Gjermania përballet me Spanjën pasditen e sotme në çerekfinalet e Euro 2024.

Musiala pranon se ai është një tifoz i adoleshentit të Barcelonas, Lamine Yamal dhe yllit të Athletic Bilbaos, Nico Williams.

Ai deklaroi: “Nico Williams, Pedri dhe Lamine Yamal mund të vendosin një ndeshje. Por ne kemi talente të ngjashme, kështu që duhet të besojmë në veten tonë”.

Për Yamal, Musiala shtoi: “Të jesh kaq i mirë në moshën 16-vjeçare, është vërtet një çmenduri! Në moshën 16-vjeçare nuk e kisha fare atë fizik. Është shumë bukur ta shohësh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit