Frenkie de Jong, mesfushori holandez i Barcelona-s, u detyrua të humbasë Kampionatin Europian me Holandën për shkak të një problemi në kyçin e djathtë, duke humbur mundësinë për të përfaqësuar vendin e tij në Euro 2024.
Megjithatë, De Jong po mundohet ta lërë pas ngjarjen.
Në fakt, gjatë një interviste dhënë për kanalet e klubit katalanas, ai tregoi një bilanc pozitiv të periudhës së tij te Blaugrana, pa harruar megjithatë momentin më të vështirë që ka përjetuar: humbjen 2-8 ndaj Bayern Munich në çerekfinalet e Champions League në sezonin 2019-20.
“Mendoj se ishte mbrëmja më e keqe e karrierës sime te Barcelona, ndoshta edhe e historisë së Barçës. Nuk kam qenë i pranishëm në të gjitha ndeshjet dhe nuk e kam përjetuar në të njëjtën mënyrë, sepse si lojtar, unë e përjetova atë në një mënyrë tjetër.
“Ishte ndeshja më e keqe në karrierën time të Barcelonës deri më tani”, tha De Jong, i cili pranoi se kishte vështirësi të flinte në netët në vijim për shkak të “ndjesive të këqija” që ndjente sa herë që mendonte për humbjen.
Dhe përtej rolit të tij te Barça, me të cilën ka bërë 213 paraqitje:
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt sepse nuk ndalesh së menduari se sa ndeshje janë luajtur, por është një burim krenarie. Rruga është ende e gjatë, por unë do të doja të isha holandezi me më shumë ndeshje në historinë e Barçës.
“Të parakaloja Cocu (292 ndeshje), do të ishte fantastike. Mendoj se kam ende një rrugë të gjatë për të bërë, por padyshim që do të doja të isha i pari”, tha De Jong.
Duke komentuar ambiciet personale dhe synimet për të ardhmen: “Kam fituar La Ligan, Superkupën dhe Kupën e Mbretit. Dua t’i fitoj më shpesh dhe të fitoj Champions League, sigurisht”.