Janë luajtur ndeshjet e raundit të 4-të të Ligës Unike në basketboll për femra. Në “Fahrie Hoti”, skuadra e Tiranës u mund 104-77 nga Peja, skuadra që kryeson renditjen, në një ndeshje të komanduar nga vajzat kosovare.
Fitore jashtë fushe për Partizanin, që triumfoi 70-62 në Prishtinë ndaj skuadrës vendase. Një lojë e mirë kolektive e skuadrës së Partizanit, që e meritoi fitoren dhe hyn në garë për një vend në play off.
Zhgënjen Flamurtari, që në fushën e tij u mund 66-58 nga Bashkimi. Fitorja e skuadrës kosovare erdhi në periodën e katërt, kur mikeshat përmbysën avantazhin e vlonjateve.
Liga Unike-Femra, raundi i 4-t
Tirana – Peja, 77-104
Prishtina – Partizani, 62-70
Flamurtari – Bashkimi, 58-66
Renditja: Peja 8 pikë, Bashkimi 7 pikë, Prishtina 5 pikë, Partizani 5 pikë, Tirana 4 pikë, Flamurtari 4 pikë.







