Newcastle udhëtoi të mërkurën në Azerbajxhan për t’u përballur me Qarabag, në ndeshjen e parë të “play off”-it për kalimin në 1/8 e Champions League dhe e vendosi kualifikimin që në pjesën e parë. Pas 45 minutave, rezultati ishte 5-0 për anglezët, me protagonist absolut Anthony Gordon.
Sulmuesi anglez realizoi plot 4 gola vetëm në pjesën e parë, duke arritur diçka që nuk e kanë bërë kurrë Leo Messi apo Cristiano Ronaldo. Deri tani, vetëm një futbollist tjetër kishte shënuar 4 gola në një pjesë loje në Champions Leaguel braziliani Luiz Adriano. Në sezonin 2014/15, ai shënoi 4 herë për Shakhtar Donetsk ndaj BATE Borisov, në një ndeshje që shkoi 6-0 në pushim dhe përfundoi 7-0.
Gordon, 24 vjeç, u formua te Liverpool dhe Everton, teksa iu bashkua Newcastle në janar 2023 për 45 milionë euro. Ai ka evoluar vazhdimisht, edhe pse skuadra mbështetet më shumë te kolektivi sesa tek individët. Megjithatë, këtë ndeshje nuk do ta harrojë kurrë.
#OJOALDATO – Anthony Gordon es el SEGUNDO jugador en TODA la historia de la UEFA Champions League que logra un poker en el primer tiempo de un partido. El primero en lograrlo fue el brasileño Luiz Adriano, con el Shakhtar, en campo del BATE, en la fase de grupos de la temporada…
— MisterChip (Alexis) (@2010MisterChip) February 18, 2026







