Ronald Koeman ende nuk e ka harruar trajtimin që iu bë te Barcelona. Trajneri i kombëtares holandeze foli për mediat gjatë një turneu bamirësie të golfit dhe përdori fjalë të ashpra kundër Laporta-s dhe drejtuesve të klubit katalanas:
“Ikja e Xavi ishte një turp. Është e trishtueshme që ai është jashtë Barçës, që unë jam jashtë Barça, që Messi është larg… Duket se legjendat e klubit nuk janë asgjë për drejtuesit.
“Problemi i Barcelona-s në vitet e fundit ka qenë se ata nuk i kanë trajtuar mirë legjendat e klubit dhe i kanë shkarkuar.
“Unë mendoj se ata duhet të kujdesen për veten e tyre përpara se të luftojnë për të blerë një lojtar. Barça duhet të jetë në krye, por drejtuesit po punojnë në një mënyrë që nuk është e mirë”.
– A do të ktheheshit te Barça?
“Më kanë mbetur edhe dy vite në kombëtaren holandeze. Ëndrra ime është të kthehem te Barça, por jo si trajner, por të ndihmoj për çështje të tjera teknike, me një president tjetër”.
– Si është De Jong?
“Unë flas me të sepse e njohim mirë njëri-tjetrin. Ai është i shqetësuar për dëmtimin e tij. Shpresonim që ai të mund të luante në Kampionatin Europian, por në fund nuk ndodhi kështu.
“Ai ka një dëmtim të rëndë dhe duhet të presim për të parë se si do të shkojë, i uroj fat të mirë”.