Lando Norris me McLaren fitoi të shtunën pasdite garën sprint të zhvilluar në Majemi. Ky është suksesi i parë sezonal për pilotin britanik dhe makinën kampione në fuqi në Formula 1.
Një triumf i dyfishtë për McLaren, pasi në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Oscar Piastri. Në podium u ngjit edhe monegasku Charles Leclerc, i treti me Ferrari.
Një dominon në pistë për McLaren, që rikthehet protagoniste pas një fillimsezoni të vështirë. Vetëm i katërti italiani Kimi Antonelli me Mercedes, kryesuesi i botërorit të Formula 1.
Në vendin e pestë u rendit britaniku George Russell me makinën tjetër mercedes, që la pas Max Verstappen (Red Bull) dhe Lewis Hamilton (Ferrari). Një garë me pak emocione dhe pak parakalime.







