Akademiku i njohur për derbin Tirana-Partizani: Nuk ndjek basti golin, por goli bastin…

29 Shkurt 2020
11:40
Alfred Lleshi
back button

Shumë janë gëzuar, të tjerë kanë provuar zhgënjimin maksimal. Nuk mund të ndodhte ndryshe, pas një derbi si ai, i luajtur mbrëmë, në “Air Albania Stadium”, ku goli i parë u shënua thuajse nga tuneli, prej të kuqve, por ata panë të shkërmoqeshin brenda dy-tri minutave, nga dy penallti “ekspres”. Për të mos kujtuar pastaj rezultatin përfundimtar, “manita”-n e tmerrshme, që rëndon fort mbi tifozët e Partizanit. Këndvështrimet kanë qenë të ndryshme nga njerëzit e futbollit, por nuk ka munguar as mendimi i një akademiku të njohur të vendit tonë, profesor Artan Fuga. 

Përmes llogarisë së vet në Facebook, ai tregohet filozofik, por dhe denoncues indirect, në statusin përkatës: “Tirana mundi dje Partizanin 5 me 1! Disa u gëzuan dhe disa u mërzitën nga rezultati. Disa u kapën me arbitrat, duke i sharë me libër shtëpie! Disa fajin e gjetën tek industria e futbollit, që mendojnë se është kthyer në pikën kur nuk ndjek basti golin, por goli bastin. Disa u kënaqën me spektaklin! Unë për veten time ulëras: Eshtë gabim i madh, që ndeshja u bë! Ndonjë ditë do të pendohemi, nuk e uroj! Por, do të jetë shumë vonë, shumë! Shuuuuuumë! Nuk rrimë dot ca javë si njerëz të përgjegjshëm? Nuk doni të dëgjoni? Në esfel!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit