Arjeta Rade bën debutimin në Europian me një paraqitje pa shumë bujë

3 Qershor 2022
9:02
Telesport
back button

Në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë ka garuar për ngjyrat kuqezi shtangistja Areja Rade. Ajo është ngjitur në pedanë në Baterinë B të peshës 76kg, duke bërë një paraqitje “normale”.

Rade ka realizuar 4 nga 6 provat që kishte në dispozicion. Në stilin e shkëputjes, ajo zhgënjeu në provën e parë me 75kg, peshë që e ngre në provën e dytë. Ndërsa në provën e tretë ngre 80kg, duke u klasifikuar në vendin e 16-të në total.

Në stilin e shtytjes, Rade realizoi me sukses dy provat e para, duke ngritur 90 e 95kg, ndërsa dështoi të ngrejë 100kg. Në këtë stil u rendit në vendin e 15-të, ndërsa në dygarësh e mbylli konkurrimin në vendin e 15-të me 175kg.

Një paraqitje e mirë për një shtangiste që debutante në një event ndërkombëtar siç është Europiani, duke u munduar të lërë sadopak gjurmë. Përfaqësimi i shtangistëve shqiptarë do të vijojë edhe në dy ditët e fundit të turneut.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit