Arsenal, Arteta rrezikon të humbasë ndeshjen e fundit të kampionatit

7 Maj 2024
17:56
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta mund të mos jetë në stol në ndeshjen e fundit të sezonit të Premier League kundër Evertonit.

Gara për titull në Premier League, e cila po zhvillohet mes Arsenali-t dhe Manchester City-t, duket se do të shkojë deri në javën e fundit të kampionatit.

City përballet me Tottenham-in këtë fundjavë, përpara se të ndeshet me Fulhamin në ndeshjen e tyre të prapambetur, ndërsa Arsenali do të përballet me Manchester United në Old Trafford të dielën.

Një përballje shpesh e nxehtë mes dy skuadrave të mëdha të kampionatit anglez, e cila mund të ketë pasoja për trajnerin Arteta, nëse ky i fundit nuk arrin t’i përmbajë nervat.

Kjo për shkak se spanjolli ka marrë pesë kartonë të verdhë në Premier League këtë sezon, sipas Football365.

Nëse merr një të gjashtë në Old Trafford, ai do të skualifikohet për ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Everton-it. Një mungesë që mund t’i kushtojë titullin skuadrës së tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit