Drejtuesit e Arsenal kanë nisur kontaktet e para me stafin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes, për të realizuar një transferim këtë verë. 26-vjeçari që po shkëlqen në Premier League, luan me skuadrën e Newcastle.
Sipas “The Sun”, për “topçinjtë” nuk do të jetë e lehtë të bindin si lojtarin ashtu dhe Newcastle, pasi për Guimares janë interesuar edhe Real Madrid e PSG. Për pasojë, skuadra e Newcastle do të shqyrtojë të gjitha ofertat.
Klubi anglez u aka bërë me dije të gjithë pretendentëve, përshi edhe Arsenal, se nuk do të lërë të lirë lojtarin për më pak se 80 milionë euro. Kontrata e mesfushorit brazilian me Newcastle skadon në verën e vitit 2028.
Bruno Guimares është në sezonin e tij të tretë në Premier League, ku me fanellën bardhezi ka realizuar 16 gola në 106 ndeshje. Një mesfushor i talentuar, që luan edhe me kombëtaren “seleçao” prej disa vitesh.







