Arsenal-United, betejë 90 milionëshe për yllin e Serisë A

21 Mars 2025
15:40
Telesport
back button

Manchester United dhe Arsenal duket se po ndjekin nga afër yllin 19-vjeçar të Juventusit, Kenan Yildiz, sipas Sky Sports.

Futbollisti turk mund të jetë një përforcim shumë i mirë për të dy skuadrat angleze duke parë se mund të luajë në të dy krahët e sulmit dhe në qendër.

Megjithatë, beteja mes dy gjigantëve të Premier League mund të jetë shumë e shtrenjtë. Sipas Fichajes.net, Juventus kërkon 90 milionë euro për kartonin e turkut.

Për sa i takon United, Yildiz duket një përmirësim i ndjeshëm në krahasim me Marcus Rashford dhe Antony. Stili i lojës së 19-vjeçarit i përshtatet atij të trajnerin Amorim.

Nga ana tjetër, Arsenal-i do ta donte edhe për të ulur ngarkesën e Bukayo Saka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit