Arsenal kërkon të mbyllë sot çështjen e kualifikimit në fazën tjetër të Champions League, duke synuar një vend mes tetë skuadrave më të mira. Londinezët do të presin në fushën e tyre Dinamo Zagreb, një ndeshje ku trajneri i “topçinjve” Mikel Arteta kërkon qetësi e përqendrim.
“Pak a shumë ky është konteksti i lojës së kësaj ndeshje. Le të bëjmë atë që duhet të bëjmë, të fitojmë. Ne po flasim për Champions League dhe i kemi idetë e qarta për atë që na duhet dhe për të marrë vendimet e duhura. Nuk duhet të nxitohemi për asnjë moment”, tha Arteta.
“Ata kanë një trajner të ri (Cannavaro), ndaj duhet kujdes për të kuptuar atë që ata duan të bëjnë në fushën e lojës. Ne do të kemi disa mungesa, si Saliba, që synoj të luajë në fundjavë ndaj Manchester City. Kjo ndeshje ndaj Dinamo Zagreb është pak herët për ta aktivizuar”, shtoi spanjolli.
Ai sqaroi se një lajm i mirë është rikuperimi i mbrojtësit Riccardo Calafiori dhe talentit të ri Nëaneri: “Sigurisht që ky është një lajm i mirë. Na munguan për disa javë dhe ata u kthyen në stërvitje dje, ndaj do të jenë në dispozicion për ndeshjen. Të shohim se çdo të ndodhë në vijim me rikuperimet e merkaton”.







