Babai i Verstappen: Nuk besoj se Max do të largohet nga F1, ka ende shumë rrugë për të bërë

13 Prill 2026
12:19
Telesport
back button

Kjo nuk është një kohë e mirë për Max Verstappen në Formula 1. Makina Red Bull nuk është ajo që të gjithë shpresonin dhe vështirësitë në tri garat e para e konfirmojnë këtë. Rregullat e reja dhe motori i ri i prodhuar nga Red Bull e kanë bërë të vështirë këtë sezon për pilotin holandez.

Aq sa 4 herë kampioni i botës të deklarojë s emund të largohet në fund të sezonit. Babai i tij, Jos Verstappen, nuk beson se kjo gjë do të ndodhë: “Vendimi varet tërësisht nga Max, por personalisht mendoj se ai do të vazhdojë të garojë në Formula 1.”

Mendoj se ai, në fund të fundit, do të qëndrojë. Duket se Formula 1 dhe FIA ​​duan të ndryshojnë rregulloret dhe ajo që mund të bëjnë këtë vit do të jetë e dobishme. Tifozët dhe pilotët ankohen vazhdimisht, mendoj se ata dinë si të ndërhyjnë”, tha babai i Max.

Shumë gjëra kanë ndryshuar. Pilotit i duhet ta ngrejë këmbën nga pedali i gazit shpesh dhe, për shkak të kësaj, ai nuk mund të bëjë më ndonjë ndryshim. Mendoj se kjo është për të ardhur keq. Gjithsesi, Max ka ende shumë rrugë për të bërë”, përfundoi Jos, babai i Max Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit