Barcelona uroi zyrtarisht Real Madrid për titullin, tifozeria madrilene i ka vendosur tani një nofkë ironike!

5 Maj 2024
19:14
Anton Cicani
back button

Real Madrid dje u shpall zyrtarisht kampion për herë të 36-të në histori teksa Barcelona humbi nga Girona me rezultat 4-2 në derbin katalanas dhe kështu katër ndeshje para fundit ia dorëzoi titullin rivalit historik, i cili kishte mundur 3-0 në shtëpi Cadizin.

Los Blancos kanë siguruar teorikisht titullin e 36-të kampionatit spanjoll pasi tani është 13 pikë përpara Gironas dhe 14 pikë përpara Barcelonës. Girona e kaloi Barcelonën në vendin e dytë dhe u dha tifozëve të Real Madridit një festë të madhe.

Edhe pse Barcelonës iu desh t’ia dorëzonte titullin e fituar sezonin e kaluar herët rivalit të saj më të madh, ajo reagoi me sportivitet. Menjëherë pas humbjes së saj, që nënkuptonte festën e kampionatit të Realit, ajo postoi në profilet e saj në rrjetet sociale: “Urime Real Madridit për fitimin e titullit të La Ligas”.

Megjithate, kjo shkaktoi dhjetëra mijëra reagime dhe jo vetëm pozitive. Shumë tifozë të Realit u tallën me Barcelonën. Këtij urimi ata iu përgjigjen me kolazhe urimesh të mëparshme nga Barcelona për rivalin e saj më të madh me rastin e fitimit të La Ligës, Ligës së Kampionëve, Kupës së Mbretit…

Ata shkruanin gjithashtu se FC Barcelona, ​​që është emri zyrtar i klubi, duhet pasur parasysh se sa shpesh e përgëzon rivalin e tij më të madh për fitimin e trofeve, ta ndryshojnë emrin dhe t’i vënë “FC Urimi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit