Befason Barça, vihet në lëvizje për dështimin 100 milionësh

5 Maj 2024
11:41
Denis Hakanaj
back button

Barcelona po planifikon një lëvizje për sulmuesin e Liverpool-it, Darwin Nunez.

Sipas “The Sun”, klubi katalanas e shikon uruguaianin si zëvendësuesin e mundshëm të Robert Lewandowski.

Dhe katalanasit besojnë se Liverpool-i do ta shesë për shkak të domosdoshmërisë për të krijuar fonde në mënyrë që të ndihmojë trajneri e ardhshëm Arne Slot që të përforcojë skuadrën për sezonin e ri.

Nunez, blerje 100 milionë euro dy vite më parë,  ka p pasur vështirësi në “Anfield”.

Sipas mediave uruguaiane, do të ishte i gatshëm të transferohej në “Camp Nou” sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit