Botërori i peshëngritjes, Shqipëria përfaqësohet me 4 shtangistë

14 Shtator 2019
14:26
Telesport
back button

Më datat 18-27 shtator, në Tajlandë, do të zhvillohet Kampionati Botëror i Peshëngritjes. Në këtë event do të përfaqësohet edhe vendi ynë, me 4 shtangistë.

Të 4 peshëngritësit e përzgjedhur janë meshkuj: Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj. Prej kohësh ata janë përgatitur për këtë event dhe janë gati për t’u ngjitur në pedanë.

Shqipëria synon të bëjë jo vetëm një  paraqitje të mirë dhe të hyjë në zonën e medaljeve por edhe të sigurojë sa më shumë pikë në dygarësh, në mënyrë që të dërgojë sa më shumë shtangistë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit