Braktisi ekipin në derbi, Partizani merr vendimin final për trajnerin Sormani

13 Korrik 2020
13:26
Alfred Lleshi
back button

Ndodhi ajo që pritej. Kapelen sipas kokës… Kështu ka vepruar presidenti Gazmend Demi me trajnerin Adolfo Sormani dhe stafin e tij, pasi këta të fundit refuzuan të drejtojnë skuadrën e kuqe në derbin e madh të kryeqytetit prej frikës nga Covid-19 (ngaqë pesë lojtarë të kuq rezultuan pozitivë). Kjo gjë nuk mund të kapërdihej prej askujt, kur bëhet fjalë për një klub profesionist, ndaj italiani duhet të bëjë gati valixhet dhe të kthehet në atdheun e tij. Ky është shkarkimi i dytë për të nga stoli i “demave”.

Ja njoftimi zyrtar i 16 herë kampionëve të vendit: “FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trajnerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tri ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.trajneri i ekipit, Renaldo Kalari”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit