Briken Calja i revoltuar me shtetin: Meritoj shpërblimet për medaljet dhe punësim

17 Tetor 2019
12:01
Telesport
back button

Peshëngritësi i njohur Briken Calja, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka ngritur disa probleme të mprehta që prekin atë dhe sportin shqiptar. Në vitet 2018-2019, ai ka arritur 4 medalje të arta e 2 të argjendta në Europë si dhe një të bronztë në botëror. Gjithsesi, ai ende nuk është shpërblyer për medaljet e marra.

Calja shprehet se të gjitha afatet kohore kanë kaluar dhe nuk janë respektuar nga shteti. Jo vetëm kaq, por ai me ligj duhet të jetë i punësuar në një institucion shtetëror (Ministria e Mbrojtjes ose e Brendshme), por edhe kjo gjë nuk ka ndodhur.

Edhe pse ndihet i zhgënjyer dhe njëkohësisht i revoltuar për padrejtësitë, shtangisti kuqezi shprehet se është kryelartë për atë që ka arritur. Ai i bën apel shtetit, Kryeministrit dhe Ministrisë së Sportit, që të mos abuzojnë, por vetëm të zbatojnë ligjet që vetë ata kanë miratuar.

Ja postimi i plotë i Cales në Facebook:

Lajme të tjera

Lajmet e fundit