Briken Calja medalje bronzi në Botërorin e shtangës në peshën 73kg

21 Shtator 2019
17:24
Telesport
back button

Shtangisti Briken Calja është renditur i treti në stilin e shkëputjes në peshën 73kg, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, turne që po zhvillohet në Tajvan. Në këtë stil, Calja ngriti 156kg, duke marrë medaljen e bronztë. Ndërsa në stilin e shkëputjes, shtangisti u klasifikua në vendin e 13-të, me 181kg.

Për pasojë, Briken Calja e mbylli konkurrimin në dygarësh në vendin e pestë, me 337kg (garoi në Baterinë A).

Në shkëputje, Calja i realizoi me sukses të dyja provat, me 151kg dhe 156kg, por në u ngjit fare në pedane për provën e tretë. Në shtytje, Calja realizoi me suskes vetëm provën e parë, me 181kg, por nuk arrin të realizojë dy provat e tjera, me 190kg.

Në pedanë për Shqipërinë në këtë Botëror do të garojnë edhe Daniel Godelli e Erkland Qerimaj (të dy në peshën 81kg) si dhe Krenar Shoraj në peshën 89kg.

Rezultatet e peshes 73kg

Lajme të tjera

Lajmet e fundit