C. LEAGUE: Frashëri pret dy penallti radhazi, por Ballkani nuk ia del (Pamjet)

3 Nëntor 2022
20:38
Denis Hakanaj
back button

Aventura e Ballkanit të Ilir Dajës në Europë është mbyllur me një humbje në Rumani, në fushën e Cluj. Kampionët e Kosovës, në fakt, janë mundur 1-0 dhe e kanë mbyllur Grupin G të Conference League në vendin e fundit.

Ndeshja është zhbllokuar pas vetëm 17 minutash lojë. Nana Boateng ka shtyrë topin në rrjetë në vijën fatale pas topi i ka shkuar me fat në këmbë në zonën e rreptësisë.

Në minutën e 33-të, vendasit kanë fituar një penallti dhe kanë pasur një mundësi të artë për të dyfishuar avantazhin. Te pika e bardhë është paraqitur Deac, i cili është ndalur nga portieri Frashëri.

Megjithatë, arbitri ka vendosur që penalltia të përsëritet për shkak të një shkelje të Frashërit. Pavarësisht nga kjo, portieri i Ballkanit ka bërë mrekullinë edhe herën e dytë.

DY PENALLTITË E PRITURA NGA FRASHËRI – VIDO

Rezultati ka mbetur i pandryshuar në pjesën e dytë, me Cluj që ka arritur ta mbrojë avantazhin prej një golit dhe ta mbyllë në vendin e dytë grupin.

Një grup që është fituar nga turqit e Sivasspor-it, që kanë barazuar 1-1 në transfertë kundër skuadrës së Slavias së Pragës, që e ka mbyllur grupin në vendin e tretë me 8 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit