Canelo Alvarez mposht patriotin e tij dhe mbron titujt kampionë bote në peshën super të mesme

5 Maj 2024
15:59
Telesport
back button

Boksieri meksikan Saul Canelo Alvarez, mbrojti sot titullin kampion bote në peshën super të mesme. Në Las vegas, ai mundi me vendim unanim patriotin e tij Jaime Munguia, duke mbrojtur të gjithë titujt e këtij Divizioni.

Për Canelo Alvarez ky është triumfi nr.61 në ring , ku numëron edhe 2 humbje e 2 barazime. Të gjithë gjqytarët i dhanë fitoren legjendës meksikane të ringut, që mbrojti titujt e kategorive WBA, WBO, WBC dhe IBF.

Për Manguia kjo është humbja e parë në karrierë, ku ka edhe 43 fitore. Ai shpresonte të shpallej kampion, por i mungoi hapi i fundit ëpr ta bërë ëndrrën realitet. Edhe pse dueloi fort e vuri në vështirësi Alvarez, nuk arriti të fitojë.

Canelo Alvarez e hodhi një herë në tapet rivalin e tij, por ai mundi të rezistojë dhe rikthehet në ring (117-110, 116-111, 115-112 vendimi i gjyqtarëve në favor të Alvarez).

Kjo përallje mes dy boksierëve meksikanë u zhvillua më “cinco de may”, një dite feste kombëtare në vendin e tyre. Më këtë trofe, Canelo Alvarez konfirmohet si një nga boksierët më të mirë në botë, kampion në disa Divizione.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit