Ceferin bën deklaratën e papritur para Itali-Holandë: “Mund të jetë hera e fundit”

18 Qershor 2023
12:55
Denis Hakanaj
back button

Sfida që do të zhvillohet sot në Nations League mes Holandës dhe Italisë për caktimin e vendit të tretë dhe të katërt në turne mund të jetë e fundit.

Ajo që njihet nga të gjithë si “finalja e vogël” duket se ka pak tërheqje jo vetëm te shikuesit, por edhe te të interesuarit direkt në fushë, lojtarët.

Mundësia u konfirmua në mikrofonat e NOS nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, i cili shprehu dyshimet e tij për një ndeshje që në fakt vlen pak ose aspak për të dyja skuadrat që e luajnë, në këtë rast holandezët dhe italianët.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të drejtpërdrejtë për finalen e vendit të tretë dhe të katërt, Ceferin tha: “Të jem i sinqertë, kam dyshimet e mia për këto ndeshje, por tashmë është vendosur. Megjithatë, ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por po mendonin se mund të mos luhej në të ardhmen”.

Me pak fjalë, “finalja e vogël” e Nations League mund të mos mbahet më. Holandë-Itali mund të jetë ndeshja e fundit e këtij lloji.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit