Champions: 68 arrestime dhe 283 të plagosur gjatë natës së finales

29 Maj 2022
13:52
Denis Hakanaj
back button

68 arrestime dhe 283 të plagosur kehtë. Ky është bilanci provizor i rrëmujave që janë verifikuar në Paris në rrethinat e Stade de Frane dhe të fan zone me rastin e finales së Champions League mes Liverpool-it dhe Real Madrid-it.

Këtë e ka bërë të ditur Prefektura e kryeqytetit francez. “Para ndeshjes, shumë tifozë pa bileta ose me bileta false kanë ndërprerë hyrjen ne Stade de France”, ka shpjeguar policia franceze në një komunikatë të publikuar gjatë natës.

“Duke ushtruar një presion të madh për ‘u futur në stadium, këta tifozë kanë vonuar futjen e spektatorëve me bileta. Duke përfituar nga kjo sit uatë, një numër personash kanë arritur të kalojnë kangjellat mbrojtëse të stadiumit.

“Ndërhyrja e shpejtë e policisë ka bërë të mundur kthimin e qetësisë dhe evakuimin e tifozëve që kanë shkaktuar rrëmuja jashtë stadiumit.

“Shpërndarja e spektatorëve është bërë pa asnjë vështirësi dhe nuk janë verifikuar incidente të rëndësishme në dy zonat e tifozëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit