Chelsea planifikon goditjen e bujshme, nis kontaktet për yllin e La Liga-s

23 Maj 2024
22:00
Denis Hakanaj
back button

Chelsea është në bisedime për mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo.

Mundo Deportivo thotë se Chelsea ka hyrë në garë për nënshkrimin e Araujo, me Manchester United dhe Bayern Munich gjithashtu në kontakt.

Klubi londinez ka hapur negociatat me përfaqësuesit e Araujos për një transferim këtë verë.

Chelsea ka ofruar një kontratë më të pasur dhe një lëvizje e lojtarit në Stamford Bridge nuk përjashtohet.

Araujo është shprehur se dëshiron të qëndrojë te Barcelona-n, por negociatat për një kontratë të re me katalanasit po zvarriten.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit