Conte: Jemi të parët por do të jetë një sezon i vështirë dhe sfidues për të ardhmen

6 Tetor 2025
10:03
Telesport
back button

Napoili fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Genoa dhe rikthehet në krye të Serie A, por për trajnerin Antonio Conte ky sezon nuk ka për të qenë aspak i lehtë. “Jemi në një rrugë të panjohur, ndaj ky vit do të jetë më i vështiri për ne”, tha trajneri Conte.

Krahasuar me ekipet e tjera, që kanë luajtur në Champions League për vite me radhë, tani e gjejmë veten përballë një situate të re. Vitin e kaluar skuadra ishte shumë e kufizuar dhe me nëntë lojtarë të rinj duhet durim”, shtoi Conte.

Më tej, trajneri i Napoli tha: “Disa prej tyre nuk janë ende gati, ata duhet të fillojnë dhe të futen në dinamika të caktuara. Jemi kampionët e Italisë dhe duam ta ruajmë këtë pozicion, por e dimë se kundërshtarët duan të na mundin”.

Ne kemi lojtarë që na japin vrull me shpejtësinë e tyre, jemi vërtet të etur t’i përfundojmë këto gjashtë ndeshje fort. Urime djemve, duke e ditur se ka shumë punë për të bërë. Do të jetë një sezon sfidues dhe një themel për të ardhmen“, tha Conte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit